Qytetërim

Zbulohet DATA: "Shrek 5" së shpejti në kinema

Antonio Banderas kësaj here nuk do ta dublojë personazhin e "maçokut me çizme".

k.m.
Zbulohet DATA: "Shrek 5" së shpejti në kinema
Shrek

SHBA- Në një klip të shkurtër në rrjetet sociale, DreamWorks Animation njoftoi se “Shrek” do të rikthehet në ekranin e madh. Kasti i filmit të animuar, Mike Myers, Eddie Murphy dhe Cameron Diaz kanë konfirmuar se do t'i japin edhe një herë zërat personazheve shumë të dashura për publikun. Por përjashtim bën Antonio Banderas, i cili nuk do ta dublojë kësaj here personazhin e "maçokut me çizme".

Regjinë e produksionit të ri e firmosin Brad Ableson dhe Walt Dorn, të cilët shkruan skenarin në “Shrek 2” dhe “Shrek the Third”.

Kështu që bëhuni gati! Sipas Variety, filmi "Shrek 5" pritet në kinema më 1 korrik 2026./ZËRI

Poll

MOS HUMB