Qytetërim

U bë e famshme me "hawk tuah", e reja amerikane lancon linjën e saj të kapeleve

Aktualisht ajo ka lancuar një linjë kapelesh dhe po ashtu pranoi ftestënnë koncertin e yllit amerikan të muzikës country, Zachy Bryan.

k.m.
U bë e famshme me "hawk tuah", e reja amerikane lancon
Hailey Welch

SHBA- Hailey Welch, një vajzë nga qyteti i Belfast, Tenesse, u bë një sensacion në rrjet pasi doli në një video duke dhënë këshilla për seksin oral. Që kur videoja e saj u bë virale, e reja amerikane ishte zhdukur nga rrjetet sociale dhe refuzoi që të jepte prononcime. Por në të njëjtën kohë, duke se kishte ndërmend që ta shfrytëzonte publicitetin që fitoi.


Aktualisht ajo ka lancuar një linjë kapelesh (por edhe bluzave me logon "hawk tuah") dhe po ashtu pranoi ftestën në koncertin e yllit amerikan të muzikës country, Zachy Bryan.

U bë e famshme me "hawk tuah", e reja amerikane lancon
Produktet e saj

Duke qenë se është rikthyer në rrjetet sociale, ka nxjerrë edhe një video në të cilën shpjegon se sa shumë ka ndryshuar jeta e saj që kur u bë virale, por gjithashtu dërgoi një mesazh paralajmërues për njerëzit që përpiqen të fitojnë para nga fama e saj.

Tre gjëra që kanë ndryshuar për mirë! Si fillim, ajo shpjegoi se çfarë ka ndryshuar për mirë që kur u bë virale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Haliey Welch (@hay_welch)

"Së pari, kam kapërcyer frikën time nga të folurit në publik. Kam kënduar para 80,000 njerëzve me Zach Bryan dhe nuk mund të këndoj, por gjithsesi e bëra. Së dyti, lashë punën time! Së treti, më duhet të kufizoj veten më shpesh në gjërat që them që të mos mund të dukem më si Adam Sandler,”- tha ajo me shaka, por shtoi se jo gjithçka është aq përrallore.

Tre gjëra që i kanë ndryshuar për keq!

"Së pari, më duhej të bindja babanë tim që të mos qëllonte paparacët që qëndruan 2 javë para shtëpisë sonë. Së dyti, mos më pyesni më për OnlyFans sepse nuk kam një lllogari në atë rrjet. Së treti, më kanë mërzitur profilet e rreme. Nuk kam rrjete sociale përveç Snapchat-it, kur t'i kem do jeni të parët që do e merrni vesh. Dhe meqë ra fjala, një gjë më zemëron vërtet - të gjithë ata që blejnë produkte që kanë fytyrën time. Nuk fitoj para prej tyre, ndaj punësova një avokat për të mbrojtur të drejtat e imazhit tim,"- ajo tha.

Në fund, lancoi edhe produktet e saj. 

"Mos u shqetësoni, unë do të hap dyqanin tim së shpejti dhe ju do të jeni të parët që do ta dini,"- shtoi ajo dhe më pas tregoi një kapelë nga linja që sapo ka krijuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB