
TIRANË- Sara Gjordeni është skualifikuar nga loja e Big Brother VIP. Vendimi për largimin e saj nga BBV erdhi pasi ajo pengoi me forcë Françeskën brenda tualetit. Debati mes tyre degradoi pas ofendimeve mes të dyjave prej ditësh. Pas vendimit të Vëllait të Madhe, ajo kërkoi të takohej vetëm me Meritonin dhe Bardhin.
Çfarë ndodhi mes Sarës dhe Françeskës
Sara Gjordeni dhe Franceska kanë patur një përplasje me njëra-tjetrën. Shkak është bërë fakti që moderatorja kishte lënë rrobat rrëmujë. Nisur nga kjo gjë, Françeska e ka qujtur Sarën ‘zhulse’.
Kjo e fundit nuk e ka marrë mirë këtë gjë dhe ka pritur momentin kur Françeska është futur në tualet. Sara ka qëndruar pas dere dhe në momentin që “Miss”-i e ka hapur, Sara e ka shtyrë për tu futur brenda me qëllim që të prishte rregullat e lojës dhe të dilte në nominim. Por nuk ia ka dalë dot, pasi ka qenë Françeska ajo që e ka shtyrë e para, duke e nxjerrë jashtë.
/ZËRI