
SHBA- Gjashtë muaj pas ndarjes së tij nga Britney Spears, Sam Asghari thotë se ka mbajtur vetëm kujtime të bukura me të.
"Ka qenë një bekim të jem në gjendje të ndaj jetën time me dikë për një kohë të gjatë. Njerëzit ndahen dhe njerëzit vazhdojnë", tha ai për People.
Ai gjithashtu deklaroi se nuk ka mendime negative për yllin e popit pas divorcit të tyre.
“Gjithmonë i kam urryer njerëzit që i thonë njëri-tjetrit ‘të dua’ dhe ulen në të njëjtën tryezë dhe hanë së bashku, pastaj shkojnë në rrugë të ndara dhe flasin keq për njëri-tjetrin”, tha ai.
Sam Asghari calls Britney Spears marriage ‘a blessing’ 6 months after trashing her as an abusive cheater https://t.co/7UGhO9xUwf pic.twitter.com/Exj8dTtg60
— Page Six (@PageSix) March 5, 2024
Edhe pse vetë Asgari nuk foli kurrë keq për këngëtaren dhe ish-bashkëshorten e tij në publik, burimet pranë tij nxituan ta akuzonin atë si përgjegjës për ndarjen e tyre./ZËRI