
TIRANË- Aktorja e njohur Julia Ilirjani është banorja më e re që i është bashkuar shtëpisë së "Big Brother Vip". Gjatë këtyre ditëve e kemi parë të përfshihet në debate dhe dinamikat në shtëpi, por së fundmi ka rrëfyer një episod të dhimbshëm nga jeta e saj. Julia në një bisedë me Jetmirin në oborrin e shtëpisë, tregon momentin kur është larguar nga Shqipëria drejt Amerikës për hir të shëndetit mendor të të bijës e cila siç tregon ajo, është bullizuar në shkollë dhe ka tentuar t'i japë fund jetës. Në krahët e saj ajo ka gjetur shenja të prerash.
“Isha vetëm me një vajzë 13 vjeçe. Unë ika nga Shqipëria sepse më bullizuan vajzën. Jam larguar brenda një muaji, se vajza po fillonte të priste krahët. Nuk doja ta humbja. Nuk do rrija të zgjidhja çështjet e Shqipërisë në atë kohë. Ndodhi në shkollë. Unë e kam rritur vajzën vetë, çdo ditë, çdo sekondë dhe kur sëmurej e ndjeja dy ditë para, se i ndjeja frymëmarrjen, i ndjeja erën. Kur e rrit fëmijën vet, i di të gjitha. E shikoja që kishte ca sjellje, por mendova që është ndryshimi i moshës. Ajo rrinte me bluza me mëngë të gjata, kur një ditë sesi e kapa për dore dhe ju ngrit bluza. Pashë shenja të prera. Ja ngrita mëngët dhe pashë që në të dyja krahët kishte të prera. Atëherë më iku mendja”, tregon ajo.
Vieë this post on Instagram
Kjo histori mund të marrë më shumë vëmendje edhe në spektaklin e sotëm./ZËRI