Qytetërim

U arrestua në "BBV"/ Ledioni: Liami mund të rikthehet

Prezantuesi i spektaklit Ledion Liço nuk ka përjashtuar mundësinë që ai të kthehet sërish në formatin e njohur, pasi siç u shpreh mundësitë janë që ta fitojë procesin gjyqësor.

a.l
U arrestua në "BBV"/ Ledioni: Liami mund të rikthehet
Ledion dhe Liam

TIRANË- Spektakli i sotëm i "Big Brother Vip" në nisje solli në vëmendje arrestimin e Liam Osmanit, ish-banori me qëndrimin më të shkurtër në shtëpinë më të famshme, i cili tashmë po përballet me një proces gjyqësor me akuza për mashtrim. Prezantuesi i spektaklit Ledion Liço nuk ka përjashtuar mundësinë që ai të kthehet sërish në formatin e njohur, pasi siç u shpreh mundësitë janë që ta fitojë procesin gjyqësor. 

"Çështja vazhdon të jetë në instancat e gjyqësorit dhe mesa duket ekziston një mundësi që Liami të dalë paq nga kjo histori për shkak të gjithë asaj cfarë u diskutua në "Top Story" dhe nëse ndodh shtetasi gjerman Liam Osmani mund të jetë i lirë dhe nuk i dihet mund të jetë në "Big Brother" kështu e lejmë me një lloj redicence këtë punë e lëmë me tre pika në fund", tha Ledioni. 

Liam Osmani rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale "Mashtrimi", pasi në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse. Për rrjedhojë, një ditë pasi Liami u bë pjesë e BBV Albania, policia mësyu brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për ta arrestuar. Tashmë, ai ndodhet pas hekurave./ZËRI

Poll

MOS HUMB