
TIRANË- WhatsApp ka lançuar një funksion të ri draft për përdoruesit e Apple. Funksioni i ri është krijuar për të ndihmuar përdoruesit të ruajnë mesazhet që kanë nisur të shkruajnë, por nuk i kanë dërguar, gjë që e bën më të lehtë rishikimin dhe plotësimin e tyre në një moment të dytë.

Funksioni, që pritet të futet në përdorim gjatë javëve të ardhshme, sinjalizon mesazhet e shkruara pjesërisht me një etiketë "Draft", duke i lejuar përdoruesit të identifikojnë tekstet e paplota me një shikim. Sipas WABetaInfo, kjo shtesë synon të ndihmojë përdoruesit të menaxhojnë bisedat e ndërprera në mënyrë më efektive, duke minimizuar shanset që mesazhet të mos dërgohen.

Me etiketën "Draft", përdoruesit nuk kanë më nevojë të kontrollojnë manualisht çdo bisedë për të zbuluar nëse kanë lënë ndonjë tekst pa përfunduar./ZËRI