
TIRANË- Disa ditë më parë u përfol se këngëtarja Artjola Toska ishte në pritje të ëmbël. Por lajmi rezultoi i pavërtetë dhe Toksa u detyra që të reagonte për të përgënjeshtruar lajmin. Në një reagim për emisionin "Goca dhe Gra", këngëtarja Artjola Toska tha se lajmi dhe urimet e familjarëve e kishin lënduar, ndaj edhe kishte reaguar.
Si e prite këtë lajm?
Artjola Toska: E prita habitshëm! Nuk ka çift që nuk do të realizohet. Por janë punët e Zotit. Nuk jap as intervista që të kem ti jap material këtyre portaleve. Por shqetësohesh nga familjarët dhe miqtë. Kanë qenë me urime, por bëhet e bezdisshme. Reagova se doja të lajmëroja miqtë dhe familjarët e mi që më merrnin në telefon dhe më uronin.
-
U përfol se ishte shtatzane, reagon Artjola Toska: Gënjeshtër
5 Nëntor, 14:48
Artjola Toska në çdo intervistë ka folur për dëshirën e saj për të qenë nënë dhe emocionet që i ka shkaktuar mungesa e një fëmije dhe mos përjetimi i ndjenjës së mëmësisë./ZËRI