Qytetërim

"Thuju, pse vetëm më ke lënë"/ Mos vallë Xhensila na zbuloi shkakun e ndarjes nga Bes Kallaku?

Ajo që lihet të kuptohet nga teksti është fakti se aktori ka munguar në jetën e këngëtares, edhe pse të dy kanë sjellë në jetë dy fëmijë.

k.m.
"Thuju, pse vetëm më ke lënë"/ Mos vallë
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

TIRANË- Për herë të parë, në mënyrën e saj, këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka treguar versionin e saj se përse është ndarë nga aktori Bes Kallaku. Në këngën e re, në bashkëpunim me Elgit Dodën dhe Emra Brah, Xhensila duket se ka një mesazh: Thuju!

Teksti është shkruar nga Elgiti dhe Xhensila me miksim dhe masterizim nga Marenglen Boja. Ajo që lihet të kuptohet nga teksti është fakti se aktori ka munguar në jetën e këngëtares, edhe pse të dy kanë sjellë në jetë dy fëmijë. Për më tepër që pas publikimit të knëgës, ajo përmes një videomesazhi në rrjetet sociale këngëtarja shprehet se albumi i saj më i ri i dedikohet grave dhe vajzave, të cilat për hir të fëmijës kanë duruar, sakrifikuar dhe kanë mohuar edhe veten.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

“Ky album është për të gjitha gratë, vajzat, nënat, të cilat për hir të fëmijës kanë duruar, sakrifikuar, kanë mohuar dhe veten. Për hir të fëmijëve kanë qeshur, ndërkohë që brenda shpirti ka qarë. Për hir të fëmijëve kanë heshtur për të mos e thënë të vërtetën e tyre kurrë. Për ato gra që sakrifikuan shumë. Çdo ditë lexoj komente të pahijshme, por lexoj edhe mesazhe nga gra që më suportojnë”, thotë Xhensila.

PJESË NGA TEKSTI: 

Nëse t'pysin për mu
Thuju se mo nuk jam
Thuju se një herë në jetë t'kam dasht
Pse vetëm m'ke lon
Oh thuju
Premtimet nuk i majte
thuju
Se kush i prishi planet
Thuju
Hajt shko e thuju
Pa ty shumë poshtë
Me ty shumë nalt
Pa ty shumë ftoftë
Me ty shumë zjarr
Pa ty s'ka dritë në sy
Pa ty s'ka yje edhe kjo natë
Nëse t'pysin për mu
Thuju se mo nuk jam
Thuju se një herë në jetë t'kam dasht
Pse vetëm m'ke lon

Më herët nga mediat është zbuluar se çifti i ishte drejtuar gjykatës me padi divorci pasi sipas tyre nuk po funksiononte më martesa dhe se të dy jetonin në shtëpi të ndara.

Nga ana tjetër, në disa këngë që ai ka publikuar me këngëtaren Eli Malaj, Bes Kallaku gjithashtu ka shkruar tekstin, e mesa duket edhe ai nuk ka lënë dot pa i përfshirë ndjenjat e tij. Ndjekësit e tij dolën në 'përfundimin' kjo këngë i dedikohet Xhensilës, duke parë se dhe teksti është shkruar nga aktori i njohur. Prej muajsh Xhensila dhe Besi jetojnë të ndarë, vetëm pak javë pasi këngëtarja solli në jetë djalin Amen. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë një reagim publik në lidhje me ndarjen, dhe arsyet që i çuan drejt divorcit, ndërkohë që nuk kanë munguar thumbat mes njëri-tjetrit, edhe në projektet e tyre muzikore./ZËRI

Poll

MOS HUMB