Qytetërim

WhatsApp do nxjerrë 3 shenja nëse i bëjnë “screenshot” mesazhit tuaj? Ja e vërteta

'WABetaInfo' sqaroi se e gjitha është një lajm i rremë.

F.I
WhatsApp do nxjerrë 3 shenja nëse i bëjnë
FOTO ILUSTRUESE

SHBA-'WABetaInfo' hodhi poshtë thashethemet në lidhje me veçorinë e tretë të WhatsApp-it, e cila do të njoftonte kapjen e “screenshot-it” të mesazhit tuaj. Kudo në rrjet u përhap lajmi se "WhatsApp do sjellë një ndryshim të ri për të treguar se personi të cilit i dërguat një mesazh i ka bërë “screenshot” ekranit. Por realiteti është krejt ndryshe. 

'WABetaInfo' sqaroi se e gjitha është një lajm i rremë. Aktualisht ka vetëm dy shenja kontrolli në WhatsApp. E para është gri dhe shfaqet kur dërgoni mesazhin. E dyta, kur marrësi sheh mesazhin të dyja vijat bëhen blu.

'Në orët e fundit, kam marrë disa mesazhe nga shumë përdorues që kërkojnë informacion në lidhje me shenjën e tretë në WhatsApp, e cila do të njoftonte kur të merret një pamje nga ekrani i bisedës. Ky është lajm i rremë. Ka vite që qarkullon dhe vazhdon të përhapet,"-thuhet në reagim.

Hera e fundit që u diskutua në Twitter ishte në vitin 2021 kur u fol për shtimin e një shenje të tretë që do të bëhet blu kur fiksohet një pamje e ekranit. Kjo risi thuhej se do të bëhej për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve, por megjithatë do të kishte alarmuar ata që, për të ruajtur bisedat dhe përmbajtjet në galeri, janë mësuar të “fiksojnë ekranin” pa dijeninë e bashkëbiseduesit.

 

Poll

MOS HUMB