Qytetërim

Vuante nga një sëmundje e rëndë, vdes këngëtari irlandez

Shane MacGowan vuante nga një sëmundje e rëndë dhe gjatë jetës së tij kishte abuzuar me drogën dhe alkoolin.

D.XH
Vuante nga një sëmundje e rëndë, vdes këngëtari
Shane MacGowan

BRITANI E MADHE – Muzikanti Shane MacGowan, ka vdekur në moshën 65-vjeçare, pas qëndrimit të tij në spital, pasi u diagnostikua me encefalit. Kantautori, hitet e të cilit përfshijnë Fairytale of New York të vitit 1987 dhe A Pair of Brown Eyes, nuk ishte në gjendje të mire shëndetësore prej disa kohësh.

MacGowan gjithashtu kishte probleme me drogën dhe alkoolin. Gruaja e tij Victoria Mary Clarke tha në Instagram se MacGowan ishte gjithçka për të. Ajo shkroi: "Nuk di si ta them këtë, kështu që thjesht do ta them. Shane... ka shkuar të jetojë me Jezusin dhe Marinë dhe nënën e tij të bukur Therese". Ajo tha se MacGowan "do të jetë gjithmonë drita që do të mbajë përpara vetes dhe dashuria e jetës së saj". Në një deklaratë, zëdhënësi i MacGowan konfirmoi se muzikanti vdiq paqësisht në orën 3:30 të mëngjesit të sotëm (30 nëntor) me gruan dhe motrën pranë tij. “Lutjet dhe ritet e fundit u lexuan gjatë vdekjes së tij”, shtoi ai.

Më 22 nëntor, Clarke tha se ishte larguar nga spitali dhe vetëm disa ditë më vonë ajo tha se ata festuan përvjetorin e martesës dhe ishin mirënjohës që ishin ende gjallë. I lindur në Kent, MacGowan ishte djali i dy emigrantëve irlandezë. Ai kishte formuar grupin punk irlandez Pogue Mahone, i cili më vonë mori emrin The Pogues në 1982 dhe nxori shtatë albume. Në vitin 1988 Kirsty MacColl bashkëpunoi me The Pogues për këngën e Krishtlindjeve Fairytale of New York, shkruar nga MacGowan, e cila u rendit si e dyta më e mirë në Mbretërinë së Bashkuar dhe mbetet një nga këngët më të pëlqyera të Krishtlindjeve në MB.

MacGowan zbuloi se ai u diagnostikua me encefalit vitin e kaluar në një video të postuar në mediat sociale në natën e Vitit të Ri. Kjo është një gjendje e pazakontë, por serioze, në të cilën truri bëhet ‘i përflakur’, sipas faqes së internetit të NHS. Ai kishte përdorur gjithashtu një karrocë me rrota që nga viti 2015, pasi u plagos nga një rënie.

Në vitin 2018 ai u nderua me një çmim për arritjet muzikore, në një festë të ditëlindjes së tij të 60-të në Sallën Kombëtare të Koncerteve të Dublinit. Një dokumentar për jetën e tij - Crock Of Gold: A Few Rounds With Shane MacGowan - u publikua në vitin 2020. Ai ishte mik i ngushtë me këngëtaren irlandeze Sinéad O'Connor, e cila vdiq në korrik 2023. Edhe kryeministri irlandez dërgoi ngushëllime për ndarjen e tij nga jeta./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB