
ITALI- Ylber Ramadani, mesfushori shqiptar në skuadrën e Lecce-s, ka treguar një nga momentet e tij më të vështira në jetë. Në një intervistë për DANZ, Ramadani ka treguar se për shkak të një dëmtimi në qafë, ai për disa ditë me radhë ka pasur vështirësi në frymërrje.
Ai falenderoi skuadrën, trajnerin dhe drejtuesin e ekipit për mbështetjen që i kanë dhënë në ato ditë, që siç i cilëson ai ishin shumë të vështira.
“Rrezikova të vdisja, tani jam mirë dhe më duhet të falënderoj presidentin, drejtorin, trajnerin, të gjithë shoqërinë. Isha më të vërtetë shumë keq, kishte një shqetësim të madh, por tani jam rikthyer dhe jam mirë”, tha Ramadani./ZËRI