
Numri një i botës në golf Scottie Scheffler është liruar nga qelia pas akuzave për sulm ndaj një oficeri policie jashtë klubit të golfit Valhalla disa orë përpara raundit të tij të dytë në Kampionatin PGA në SHBA. Ai u arrestua në mëngjes, por mediat e huaja raportojnë se ai tashmë është lënë i lire.
Scheffler, i cili tentoi të shmangte trafikun, i cili ishte krijuar nga një përplasje, për të mbërritur në kohë në ndeshje, u akuzua për tre kundërvajtje dhe një vepër penale (sulm ndaj një punonjësi policie të shkallës së dytë).
Scheffler lëshoi një deklaratë në Instagramin e tij duke e quajtur atë që ndodhi një "keqkuptim".
“Ishte një situatë shumë kaotike, e kuptueshme, duke pasur parasysh aksidentin tragjik që kishte ndodhur më herët, dhe kishte një keqkuptim të madh për atë që mendoja se po më kërkonin të bëja”, tha ai.
“Kurrë nuk kam menduar të shpërfill asnjë nga udhëzimet. Shpresoj ta lë këtë mënjanë dhe të fokusohem te golfi sot.”
“Sigurisht, të gjithë ne të përfshirë në turne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen e njeriut që ndërroi jetë në aksidentin e mëparshëm mëngjesin e sotëm.”
Arrestimi i lojtarit të golfit më të mirë në botë, i cili u bë baba pak ditë më pare, e shndërroi në mënyrë dramatike një nga turnetë më të mëdhenj të golfit, siç tha spikeri i grupit PGA të ESPN, Dave Flemming, “një kampionat në kaos”./ZËRI