
Rikthehen “Bad Boys”. Producentët kanë publikuar trailerin e tij më të ri, pak para premierës së tij në kinema. Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në ekranin e madh si Majk dhe Marcus për të zgjidhur çështjen e tyre më të vështirë deri tani në Miami. Sony Pictures ka publikuar trailerin më të fundit për Bad Boys: Ride or Die, siç titullohet filmi.
“Këtë verë, Bad Boys kthehen për një tjetër aventurë të egër dhe komike, këtë herë me një kthesë të madhe: rolet ndryshojnë dhe operativët më të mirë të Majamit janë ata që po gjurmohen", thuhet në përshkrimin e shkurtër të filmit.
Përveç dyshes kryesore, në film marrin pjesë edhe: Alexander Ludwig, Vanessa Hudgens, Jacob Scipio dhe Joan Grafad. “Bad Boys for Life” do të shfaqet në kinema nga 7 qershori./ZËRI