Qytetërim

VIDEO- Skandal në Conference League, portieri serb i Marsaxlokk përplaset me lojtarët e Partizanit

Portieri serb u përplas me disa nga lojtarët e Partizanit dhe provokoi tifozët e “demave” me simbolin e tre gishtave.

f.t
VIDEO- Skandal në Conference League, portieri serb i Marsaxlokk
Marko Drobnjak

MALTA- Partizani arriti të kualifikohej në turin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi mundi në Maltë skuadrën e Marsaxlokk me rezultatin 1-2, vetëm në minutat e fundit. Gjithsesi, fundi i takimit u shoqërua me skena të turpshme nga portieri serb i kundërshtarëve, Marko Drobnjak.

Pas takimit, kamerat kanë fokusuar portierin serb të Marsaxlook, Marko Drobnjak, i cili nuk heziton të provokojë shqiptarët. 29-vjeçari shihet tejet i acaruar, teksa për ta qetësuar, u desh ndërhyrja e stafit të klubit ku bën pjesë ai. Portieri serb u përplas me disa nga lojtarët e Partizanit dhe provokoi tifozët e “demave” me simbolin e tre gishtave.


/ZËRI

Poll

MOS HUMB