
TIRANË- Teksa prej javësh Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj janë përfolur për një ndarje, duket se ditët e fundit disa detaje nga treguar se çifti i artistëve është bashkë. Pas udhëtimit në të njëjtën kohë në Itali, tashmë një tjetër video është bërë virale në rrjet, ku në sfondin e një story të Besit dëgjohet zëri i Xhensilës.
Kallaku, ka postuar në “Instastory” një video, ku shihet duke parë një ndeshje futbolli me mikun e tij, dhe ku përgëzonb Kristjan Asllanin, për golin që shënoi me skuadrën e Interit. Në sekondat e fundit të videos, dëgjohet një zë gruaje e cila thërret: “Shpirt”.
Mendohet se ky zë në sfond mund të jetë i Xhensilës, duke shuar kështu edhe zërat për ndarje.
Kujtojmë se dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në “Instagram”, ndërkohë që fshin dhe një pjesë të mirë të fotove të përbashkëta. Xhensila gjithashtu, postoi edhe një baladë dashurie të titulluar “Zemër e helmuar”, e cila u komentua nga fansat si një konfirmim për ndarje. /ZËRI