
TIRANË- Moderatori Ledion Liço u fut për pak në shtëpinë më të famshme në Shqipëri për të xhiruar një reklamë. Por duket se i kanë punuar një rreng teksa ndodhej në ambientet e dhomës së rrëfimit. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, Ledioni liston arsyet se përse duhet që të dalë. Madje me nota humori 'kërcënoi' edhe me zarfin e zi.
"Unë erdha këtu, po bënim një reklamë të Digitalb, tani dua të iki nga këtu. Dua të dal nga shtëpia. Ju lutem më nxirrni! A duhet të shaj dikë që të vij një zarf i zi, se po nuk dola unë nga shtëpia nuk është se vazhdon Big Brother. Vetëm hallin e Vëllait të Madh qaj. Nuk është halli im, unë mund të rri këtu, është shumë bukur, shumë qejf...por mirë është që të ikim,"-tha në fjalën e tij, moderatori.
Megjithatë ka dalë...sot pritet që të drejtojë emisionin e mbrëmjes, ku vërtetë ka një zarf të zi për sjelljen e banorëve./ZËRI