Qytetërim

DASMA e vitit në 'syrin' e të gjithëve/ Trashëgimtari indian s'u shpëton komenteve në rrjet

Në festën ekskluzive morën pjesë rreth 1200 të ftuar të dalluar nga e gjithë bota, duke përfshirë Trump-ët , Bill Gates dhe Mark Zuckerberg, si dhe një numër yjesh të Bollywood-it.

k.m.
DASMA e vitit në 'syrin' e të gjithëve/
Anant Ambani dhe gruaja

INDI- Anant Ambani, djali më i vogël dhe një nga trashëgimtarët e njeriut më të pasur në Azi - Mukesh Ambani, gjatë fundjavës së kaluar organizoi një dasmë tri ditore luksoze, ekstravagante në Jamnagar, me Radikan. Edhe pse çifti do të martohen sërish në korrik, në këtë ceremoni nuk u kursye asnjë shpenzim; krejt e kundërta - të ftuarve iu shërbyen rreth 500 pjata të përgatitura nga rreth 100 kuzhinierë, dhe ata u argëtuan nga Rihanna dhe magjistari David Blaine.

DASMA e vitit në 'syrin' e të gjithëve/
Anant Ambani dhe gruaja

Në festën ekskluzive morën pjesë rreth 1200 të ftuar të dalluar nga e gjithë bota, duke përfshirë Trump-ët , Bill Gates dhe Mark Zuckerberg, si dhe një numër yjesh të Bollywood-it. E gjitha kushtoi mbi 150 milionë euro! Këto ditë rrjetet sociale kanë vërshuar nga video dhe foto nga kjo festë dhe kontrasti mes dhëndrit të ardhshëm dhe po ashtu nuk kanë munguar as komentet mizore për të sapomartuarit. 28-vjeçari me siguri e dinte që do të përballej me komente të ashpra. Qëndrimi dhe gjuha e trupit të Anantit tregonin se nuk ishte rehat në lëkurën e tij.

DASMA e vitit në 'syrin' e të gjithëve/
Anant Ambani dhe gruaja

Por ndryshe nga sa mund të mendohet, bukuroshja 29-vjeçare nuk është një grua që i intereson vetëm paratë, duke qenë se ajo vetë është një trashëgimtare shumë e pasur dhe vjen nga një familje miliarderësh. Edhe pse tani, biznesmeni indian ka disa kilogramë tepër dhe ndaj tij nisën gjykimet derisa nëna e tij Nita Ambani zbuloi për mediat në vitin 2017 se i biri luftonte me një formë të rëndë të astmës që e detyroi të merrte sasi të mëdha steroidesh të thithura, gjë që i shkaktoi shtimin në peshë. Aq sa arriti të peshonte 208 kilogramë! Megjithatë, ai është një biznesmen shumë i suksesshëm dhe i përkushtuar ndaj të drejtave të kafshëve të rrezikuara. Deri më tani ka shpëtuar mbi 2000 kafshë!

DASMA e vitit në 'syrin' e të gjithëve/
Familja Ambani

Babai i tij Mukesh Ambani zotëron një pasuri të vlerësuar në rreth 117 miliardë dollarë dhe është jo vetëm njeriu më i pasur në Indi, por edhe më i pasuri në Azi./ZËRI

Poll

MOS HUMB