
TIRANË-Aventura e Liam Osmanit në ”Big Brother Albania Vip 3” zgjati më pak se 10 orë, pasi u arrestua si i dënuar për mashtrim. Liam Osmani nuk u kap nga sistemi TIMS kur kaloi në Rinas, megjithëse rezultonte i dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e Tiranës me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim.
Alket Shatro, Zv/drejtori për hetimin e krimit të organizuar dhe krimet e rënda i ftuar në Top Story sqaroi arrestimin e banorit të Big Brother VIP, Liam Mandiaro. Sipas tij Liami kur ka kaluar aeroportin në Rinas, pra që ka hyrë në Shqipëri, sistemi nuk ka punuar. Ai ka hyrë në Shqipëri si shtetas gjerman, për herë të parë që nga dhënia e vendimit, për të cilin ai nuk kishte dijeni.
“Më datë 4 .5.2022, prokuroria ka dërguar një urdhër për ekzekutimin e vendimit penal për shtetasin Liam Osmani. Me të ardhur urdhri është bërë shpallja në kërkim. Ka pasur një dënim të formës së prerë, si një qytetar dhe shtetas gjerman. Ka përdorur sistemin elektronik kur ka hyrë në Rinas dhe në atë moment ky sistem nuk ka gjeneruar alert. Në këtë rast nuk ka dështuar sistemi. Ky shtetas nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar”, tha Shatro.
Ndërkohë banorët e ndoqën live emisionin./ZËRI