Qytetërim

Rrëfeu dhunën nga ish-partneri, mesazhi i Drenusha Latifit: Mendoni për veten tuaj

Zeka e pyeti Latifin se cilat ishin shenjat e para që ish-partneri i saj ishte i dhunshëm, duke zbuluar se ai më herët kishte dhunuar gruan e tij të parë, një shtetase serbe.

a.l
Rrëfeu dhunën nga ish-partneri, mesazhi i Drenusha Latifit: Mendoni
Drenusha Latifi

KOSOVË-  Drenusha Latifi, ish-mis Kosova, pak ditë më parë në një rrëfim të rrallë dhe tepër të guximshëm tregoi për herë të parë dhunën që ajo kishte përjetuar kohë më parë nga ish-partneri i saj.

E ftuar në emisionin “Zona Zero”, me moderator Milaim Zekën, Latifi tha se rrëfimi i saj nuk është vetëm për të kaluarën, por se shpreson që të jetë një shembull për të gjitha gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë në familje, dhe që e kanë tepër të vështirë të shpëtojnë nga kjo dhunë.

“Dhuna ka filluar rreth 3 vite pas lidhjes. Është shumë e vështirë me u largu prej këtyre njerëzve. Është thuasje e pamundur. Unë mund të flas gjithë ditën për këtë, dua të jem një mbështetje për gratë e tjera, se si mundet me e përballu këtë situatë, se si mundet me u largu prej kësaj situate. Dhunuesit nuk duken, përkundrazi, ata janë shumë manipulues dhe mundesh shumë lehtë me rënë pre e dhunës së tyre. Vitin kur e kam takuar ish-partnerin tim, kam qenë në kulmin e karrierës. Dhe nuk është se karriera ka qenë primare për mua, kam patur qëllim të ndërtoj edhe një familje në Suedi”, tha Drenusha Latifi në Top News. 

Zeka e pyeti Latifin se cilat ishin shenjat e para që ish-partneri i saj ishte i dhunshëm, duke zbuluar se ai më herët kishte dhunuar gruan e tij të parë, një shtetase serbe.

“Burri yt ka një të kaluar kriminale, pasi ka patur dhe një ish partnere nga Beogradi, të cilën po e ka dhunuar. Kur e keni kuptuar ju? Kur kanë qenë shenjat e para?”, e pyeti Zeka, ndërsa Latifi dha këtë mesazh:

“Ai shumë pak më ka treguar për të, më ka thënë që e ka prek njëherë. Ai nuk ta jepte përshtypjen që ky mund të ishte dhunuesi. Më e keqja ka qenë që unë e kam përkrahur, është shumë e dhimbshme për një femër që beson se ajo e bën duke gënjyer. Justifikimi i tij ka qenë patriotik, me që ajo ka qenë serbe. Në 2013-ën ky ka qenë në burg në Norvegji, për një vepër që e ka kryer aty, dhe unë me këmbëngulje kam insistu mos me u bë publike ajo çka ka ndodh. Sot e mendoj se këtu nisin gabimet, femra mendon jo vetëm për vete, por për opinionin e gjerë”, tha ajo. 

Latifi më herët ka treguar se ajo është në proces gjyqësor më burrin e saj. Po ashtu ajo ka bërë të ditur se ajo është ndarë nga ai prej një viti./ZËRI

Poll

MOS HUMB