
TIRANË- Janë ndarë apo jo? Kjo është pyetja që qarkullon prej më shumë se një muaji tashmë për Ledrin dhe Sarën, të cilët janë prindër të një vajze që quhet Poem Blu. Mirëpo fansat duket se janë të vendosur të zbulojnë sesi qëndron e vërteta dhe shpesh kërkojnë sinjale nga dyshja.
Kështu na la të kuptonim një postim i bërë së fundmi nga blogerja, ku në një intervistë "virtuale" i është përgjigjur me ironi, ironisë së ndjekësit. Ky i fundit i kujton Sarës të mos harrojë se kush i hapi rrugën drejt famës dhe e solli këtu ku është, ndërsa blogerja ja ka kthyer me një falenderim që e kujtoi.

Dyshja prej kohësh, duket se po bëjnë jetë të ndarë por për sa kohë mes tyre është vajza e tyre Poem çifti mund të ketë një mundësi rikthimi./ZËRI