Qytetërim

"Juli dhe Romeo do bëhen kundër meje"/ Ç'parashikoi Jetmiri para se të hynte në "BBV"

Jetmiri tha se nuk sheh konkurrentë të tjerë të fortë dhe nuk mbështet asnjë prej tyre.

a.l
"Juli dhe Romeo do bëhen kundër meje"/
Jetmir Salaj

TIRANË- Jetmir Salaj është banori më i ri që i është bashkuar shtëpisë së "Big Brother" por këtë herë si "VIP" dhe në një eksperiencë të dytë si konkurrent në shtëpinë më të famshme.  Në një intervistë për “Shqipëria live”, pak minuta para se të bëhej pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP 3”, ai u shpreh se hyn me qëllimin për të fituar dhe se dinamikat në shtëpi e nxitën të kalonte oqeanin dhe të konkurronte për reality shoë-n.

“Kam një revoltë të brendshme, që më shtyu të hyja. Shoh banorë që e kanë degraduar debatin. Përdorin një fjalor të rëndomtë, që nuk e prisja”, tha ai.

Jetmiri tha se nuk sheh konkurrentë të tjerë të fortë dhe nuk mbështet asnjë prej tyre.

“Unë nuk shikoj konkurrentë të fortë, por të shihja nuk do kaloja oqeanin, të vija në Shqipëri në ditën e 50. Nuk ka një personazh që trazon ujërat dhe ndez gjakërat. Nuk jam mbështetës i askujt, jam njeri që besoj te e drejta. Kam ardhur për të fitojë Big Brother. Unë kam fituar Big Brother 3, dua të fitoj Big Brother VIP 3, të mbaj fanelën 3”.

Si i sheh Jetmiri grupet dhe a do të bëhet pjesë e tyre?

“Nuk do të bëhem pjesë e një grupi. Nuk do sulmoj, ata do më sulmojnë. Madje, Juli dhe Romeo kanë për t’u bërë bashkë kundër meje”, u përgjigj ai.

Banori më i ri duket se i ka në vijë strategjitë e tij të lojës./ZËRI

Poll

MOS HUMB