Qytetërim

Gjesti bujar i Drake, do të shlyejë borxhin për shtëpinë e një fansi

Disa ditë më parë, ai i premtoi një fansi të mbijetuar nga sëmundja e rëndë e kancerit një shumë prej 50,000 dollarësh, gjatë koncertit të tij në Pittsburgh.

a.l
Gjesti bujar i Drake, do të shlyejë borxhin për
Drake

SHBA-  Reperi Drake ka bërë një gjest human për një nga fansat e tij gjatë koncertit Kansas City. Ai merr një shënim, ndërpret këngën dhe më pas e lexon.

“Mund të shlyeni paratë e hipotekës së shtëpisë, për nënën time të ndjerë?”

Në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, Drake thotë: 

“Kjo është? Mamaja jote ka ndërruar jetë? Mirë. Dhe i detyrohesh... Oh, kjo është një shumë e konsiderueshme. Por e di çfarë, unë do të paguaj detyrimet e shtëpisë për nënën tënde të ndjerë”, tha ai.

Për të shlyer hipotekën e nënës së fansit që nuk jeton më, Drake do të paguajë 160,000 dollarë.

“Unë do të paguaj nga xhepi im. Kjo është nga ana ime. U prehtë në paqe nëna jote”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Drake dhuron bujarisht për fansat e tij. Disa ditë më parë, ai i premtoi një fansi të mbijetuar nga sëmundja e rëndë e kancerit një shumë prej 50,000 dollarësh, gjatë koncertit të tij në Pittsburgh./ZËRI

Poll

MOS HUMB