
TIRANË- Debati Sara-Françeska vazhdon të diskutohet në shtëpinë e "Big Brother Vip". Sara është shfaqur e përlotur krahë Bardhit ku shprehej se ndihej më e rrezikuar për t'u penalizuar në një vendim që "Vëllai i Madh" do ta japë spektaklin e të nesërmes mbrëma.
Megjithatë ajo është përpjekur të bindë banorët e tjerë se e vërteta është krejtësisht ndyshë nga ajo çfarë u ka treguar Françeska. Në një bisedë në oborr me Sara K, Sara thotë se para se të mbahet anë në këtë "histori" duhet të mësojnë se kush e ka fajin dhe kush shtyu me forcë.
Biseda e plotë në videon më poshtë:
View this post on Instagram
Kujtojmë se një ditë më parë, situata në shtëpinë më të famshme doli jashtë kontrollit në momentin kur Sara u përpoq të futej në tualet bashkë me Françeskën, me qëllim që të dyja të dilnin në nominim. Në shtëpi mbërriti një "Zarf i Zi" ku thuhej se televotimi i së martës do të anulohej dhe se masat për situatën do të zbuloheshin gjatë spektaklit./ZËRI