Qytetërim

VD- Nuk ishte parë kurrë! Presidenti i Federatës së Argjentinës cakton zyrtarin që i fshin djersët

Pasi video u bë virale, presidenti i Federatës së Argjentinës, e justifikoi gjestin me pamundësinë fizike të tij, pasi ishte i sëmurë me temperaturë të lartë

E.K
VD- Nuk ishte parë kurrë! Presidenti i Federatës së
Tapia dhe Messi

ARGJENTINË- Drejtuesit e lartë të futbollit janë kthyer në persona të paprekshëm, ngjashëm me politikanët që drejtojnë shtetet e tyre, edhe për shkak të ndikimit të madh që ka sporti te dashamirësit e tij. Duket se pushteti që kanë, i lejon drejtuesit e federative që të bëjnë gjëra të pamendueshme për të tjerët. Vërtetimin e ka dhënë këtë javë Klaudio Fabian Tapia.

Drejtuesi i Federatës Argjentinase të Futbollit, me sa duket përton që të fshijë vetë djersën nga qafa dhe për këtë arsye, ka caktuar një zyrtar të organizatës që drejton, që ta bëjë një gjë të tillë dhe t’i bëjë fresk me kuptimin e plotë të fjalës ndërsa ai sheh ndeshjet.

Pamjet e mëposhtme janë regjistruar gjatë gjysmëfinales së Kupës së Amerikës mes Argjentinës dhe Kanadasë, ku Tapia i djersitur kishte të ulur pas tij një nga zyrtarët e federatës që i fshinte qafën dhe i vendoste një leckë për ta mbajtur të freskët drejtuesin në vapën e madhe në stadium.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale ku komentuesit kanë pasur kritika të shumta. Pas kësaj ka ardhur dhe reahimi i kreut të Federatës, i cili u përpoq që të justifikohej.

“Kisha temperaturë të lartë gjatë gjithë këtyre ditëve dhe nuk ndihesha mirë. Unë as nuk mund të lëvizja, por nuk doja ta humbja ndeshjen. Prandaj Luciano Nakis ishte aty për të më shoqëruar. Ne jemi një ekip brenda dhe jashtë fushës”, tha ai.

Poll

MOS HUMB