Qytetërim

VD/ ‘Ndërhyn b*** jote’, Egla përplaset keq me Gracianon: Mos ndërhyj më

Egla dhe Graciano debatuan ashpër me njëri-tjetrin, pas një dedikimi të aktores për vëllanë e saj.

D.XH
VD/ ‘Ndërhyn b*** jote’, Egla përplaset keq me Gracianon:
Egla dhe Graciano

TIRANË – Dita e djeshme ishte tepër e rëndësishme për aktoren Egla Ceno, pasi vëllai i saj, që ajo nuk e kishte takuar prej 4 vitesh kishte ditëlindjen. Për këtë rast, ajo vendosi që t’i dedikojë këngën të vëllait.

Por duket se këtë surprizë të bukur e ka prishur balerini Graciano Tagani, që i tha asaj t’i këndojë Aqifit. Kjo deklaratë e Gracianos ka mjaftuar që Egla të shpërthejë keq ndaj banorit. Egla tha se Graciano është një djalë i keq, duke shtuar se me sinqeritetin e tij nuk fshin as këpucët. Banori tha më tej se batuta ishte për shaka dhe nuk e kishte seriozisht.

Pjesë nga debati

Egla: The o Aqif, ik o ik.

Graciano: Aqif more Aqif.

Ledjona: Aqif ore e ka xhaxhai im, çfarë do?

Egla: Ky më prishi ditëlindjen e vëllait.

Ledjona: Ore Aqif e ka emrin xhaxhai im, po tallen këta?

Egla: Jo u tall ai, se tha Aqif e ka xhaxhai.

Ledjona: Atij i thashë.

Graciano: Nuk u talla fare. Aqif e ka xhaxhai i mamit tim

Egla: Isha duke kënduar këngën për vëllain tim, futet ai dhe thotë këndojini Aqifit. Mos hyni vend e pa vend. Unë i këndoj vëllait, ai më thotë mua këndoi Aqifit, që ka vdekur kur ka qenë ai 12 vjeç.

Graciano: Unë kam qenë aty kur ka qenë vëllai im moj.

Egla: Me mua fjalët e shkurta. S’dua të të shikoj më me sy.

Graciano: Do më shohësh se s’ke çfarë bën.

Egla: Vëllai im që ka 4 vite pa e parë në sy dhe po i dedikoja një moment dhe ti më thua ti këndoj Aqifit.

Graciano: Nuk ta bëra me qëllim dhe asnjë gjë.

Egla: Po ik more se me sinqeritetin tënd as këpucët s’i fshij. Po ik o Graciano se je djalë shumë i keq, më ke prishur një gjë shumë të shtrenjtë sot. Po i këndoja vëllait tim, që kam katër vite pa e parë dhe ti tallesh./ZËRI/

Poll

MOS HUMB