Qytetërim

Ndodh për herë të parë në Itali! Nëna me “gjysmë zemre” bëhet nënë e binjakëve

Një grua në Itali, e cila nuk ka barkushen e djathtë të zemrës, u bë nënë e dy binjakëve.

D.XH
Ndodh për herë të parë në Itali! Nëna me
Nena me "gjysme zemre" qe lindi binjake

ITALI- Një "gjysmë zemre" mund të jetë gjigante, funksionale dhe plot dashuri. Ka raste që mund të jetë edhe më shumë se një zemër "normale".

Kështu na mëson historia e një 36-vjeçareje, që vuan që nga lindja, nga sëmundjet e lindura të zemrës. Asaj i mungon barkushja e djathtë, pjesa e muskulit të zemrës, që shtyn gjakun drejt mushkërive për oksigjen. Në moshën 4-vjeçare i ndërtuan një sistem alternativ qarkullimi dhe tashmë, falë specialistëve në Spitalin Pediatrik Bambino Gesù dhe Spitalin Universitar Gemelli në Romë, ajo është bërë nënë. Një ngjarje e jashtëzakonshme: janë vetëm katër raste në botë dhe është rasti i parë në Itali.

36-vjeçarja solli në jetë binjakë, një djalë dhe një vajzë, të dy me peshë 1.4 kg. Lindja u bë me prerje cezariane, në javën e 34-të të shtatzënisë, disa ditë më herët se afati i parashikuar. Dhe pas dhjetë ditësh shtrimi në spital, nëna dhe binjakët, të cilët janë mirë dhe shëndoshë, janë kthyer në shtëpi.

 “U them femrave si unë, të mos kenë frikë”

Gëzimi i gruas është i madh. “E dija që rrezikoja shumë me zemrën time e cila është përgjysmë, por doja të bëhesha nënë. Lindja e binjakëve ishte e papërshkrueshme. Femrave që jetojnë të njëjtën situatë si unë u them të mos kenë frikë dhe të mbështeten në qendra të specializuara për të realizuar ëndrrën e mëmësisë”, tha ajo.

36-vjeçarja ka lindur me një zemër pa barkushen e djathtë, pjesa e muskulit kardiak që shtyn gjakun drejt mushkërive për oksigjenim; është një sëmundje komplekse e lindur e zemrës që kërkon një sërë masash korrigjuese. Kur ishte vetëm 4 vjeçe, ajo i ishte nënshtruar një operacioni të vetëm për të ndërtuar një sistem qarkullimi alternativ, të quajtur Fontan, i cili sjell gjak nga vena direkt në mushkëri, pa kaluar nëpër zemër.

Katër raste në botë, i pari në Itali

Kjo është një gjendje që e nënshtron organizmin në mbingarkesë të vazhdueshme, sepse qarkullimi i mbështetur nga një barkushe e vetme kërkon terapi dhe kontrolle të nxitura gjatë gjithë jetës. Dhe në 5% të rasteve arrihet një transplant. Por në mungesë të komplikimeve të tjera, sipas treguesve të protokolleve ndërkombëtare për këtë çështje, është e mundur të ndërmerret ‘rruga’ e mëmësisë. Në botë ka vetëm 4 raste të lindjeve binjake nga nëna me zemër univentrikulare dhe qarkullim Fontan./ZËRI/

Poll

MOS HUMB