
TIRANË- Fituesi i edicionit të parë të "Big Brother VIP", Ilir Shaqiri duket se e ndjek me shumë kërshëri edhe këtë edicion. Madje e ka zgjedhur edhe lojtarin e tij të preferuar. Për çudi është aktori Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldit, me të cilin Iliri kishte rivalitetin kryesor në lojë.
Balerini, në një postim në ‘Instastory’, tregoi se po ndiqte nga shtëpia e tij spektaklin e mbrëmjes së djeshme dhe ka zgjedhur që të reagojë kur Lisi, Heidi dhe Romeo u vunë përballë njëri-tjetrit nga nominimi që prodhoi kutia e Pandorës. Sigurisht që me një kunjë edhe ndaj balerinit tjetër, Graciano Tagani.
“Kur s’ke çfarë i bën gomarit dhe i bie samarit,”-shkruan Ilir Shaqiri duke ironizuar. Por edhe duke na treguar se i preferuari i tij është Romeo./ZËRI