
TIRANË- Lidhja e Sarës dhe Bardhit ka ndezur një debat të ashpër mes banores dhe Arbër Hajdarit gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme. Opinionisti përmendi historinë që Sara ka rrëfyer brenda shtëpisë, për një dashuri me një boksier të lënë pezull jashtë.
Debati:
Arbër Hajdari: Pse nuk ishte Bardhi ai që t’i thoje për boksierin, por i the Erjolës. Gjatë kohës që je me Bardhin, ti mban varësen. Ti i ke thënë Erjolës që ke një lidhje jashtë.
Sara: E ku e di ti kush ma ka dhënë atë varësen?
Bardhi: Ato detaje nuk ia kam kërkuar kurrë, se nuk më intereson e kaluara e kujt.
Arbër Hajdari: Unë solla një krahasim.
Sara: Duhet t’i specifikoja historinë.
Arbër Hajdari: Në fjali tënde thuhet që ke lënë diçka pa mbyllur nga jashtë. Tani je e ndarë apo jo?
Sara: Unë këtë nuk e prisja nga ty Arbër. Jam shumë e ndarë Arbër. Në momentin që unë kam njohur Bardhin është mbyllur.
Ledion Liço: Je i kënaqur me përgjigjen Arbër?
Arbër Hajdari: Unë nuk jam kurrë i kënaqur.