Qytetërim

“Ndoshta nuk do ta bëj më këtë program”, Arbana Osmani thumbon hapur Ledion Liçon

Përplasjet mes tyre po bëhen në distancë

E.K
“Ndoshta nuk do ta bëj më këtë program”, Arbana
Arbana Osmani dhe Ledion Lico

TIRANË- Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP 3”, ishte me plot surpriza, teksa ishte Elvisi ai që la shtëpinë në nominimin e pare, ndërsa Dea Vieri në të dytin. Ishte moderatori Ledion Liço, ai që theu rregullat e emisionit dhe i dha informacion nga jashtë Romeo Veshajt.

Ledioni i tha Romeos se Elvisi, i cili mbrëmë ndërpreu rrugëtimin e tij në ‘BBVIP”, do të jetë pjesë e emisionit “Më lër të flas” në Top Channel, një program të cilin e drejton Romeo dhe vëllai i tij Donaldi.

“Vëllai i madh do të më tërheqi veshin, por unë ndoshta nuk do ta bëj më këtë program, ku i dihet. Lisi do të bëjë “Më lër të flas”, dhe nuk do të jetë Donaldi dhe nuk e di se sa mirë e pret këtë lajm, por që ta dish domethënë”, tha Ledioni.

Menjëherë pas kësaj deklarate të Ledionit, ka reaguar edhe ish-moderatorja e “Big Brother VIP Albania” Arbana Osmani, e cila ka thumbuar hapur prezantuesin aktual të ‘BBVIP3’ përmes një story në Instagram.

Ajo shkruan në storyn e saj “E di, e di”, duke e thumbuar hapur këtë deklaratë të moderatorit.

“Ndoshta nuk do ta bëj më këtë program”, Arbana
POSTIMI I ARBANES
Poll

MOS HUMB