Qytetërim

“Ke Donaldin dhe Marion jashtë”, vëllai kryen porosinë e Romeos, shkon dhe pret Lisin pas daljes nga BBV

Donaldi ka përmbushur porosinë e lënë nga Romeo, dhe ka shkuar të marrë Lisin nga ambientet e Top Channel

E.K
“Ke Donaldin dhe Marion jashtë”, vëllai kryen
Elvis Myrta dhe Romeo Veshaj

TIRANË- Gazetari Elvis Myrta ishte banori që u eleminua mbrëmjen e djeshme nga shtëpia e Big Brother, duke ndërprerë kështu rrugëtimin e tij, ndërsa ishte në një nominim të fortë me Romeon dhe Heidin. Gjatë djaljes së tij nga shtëpia, Romeo u shfaq i përlotur, ndërsa tha se dy vëllezërit e tij, Donaldi dhe Mario do të ishin pranë Lisit jashtë shtëpisë. E kështu ka ndodhur…

Ka qenë pikërisht Donald Veshaj, ai që ka shkuar në ambientet e Top Channel, për të shoqëruar Lisin me makinën e tij pas daljes nga Big Brother. Edhe pse deklarata e Romeos u prit disi me hezitim nga një pjesë e publikut, duket se mes tij dhe Lisit nisi një shoqëri e sinqertë brenda ambienteve të shtëpisë.


Nga ana tjetër gazetarit Elvis Myrta iu dha mundësia që të punojë pranë Top Channel pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother. Përveç tij, nga shtëpia e Big Brother doli mbrëmjen e djeshme dhe Dea Vieri, e cila ishte banorja më pak e preferuar nga publiku, gjatë një televotimi që zgjati pak minuta./ZËRI 

Poll

MOS HUMB