
TIRANË- Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka postuar disa foto në rrjetet e saj sociale, ku shihet së bashku me dy fëmijët e saj, në ditën e Shën Valentinit. Duke konfirmuar në këtë mënyrë mungesën e Besit në jetën e saj, Xhensila shkruan në postimin e saj: Mëngjes dashurie.
Xhensila ka zgjedhur që ti mbulojë fytyrën djalit të saj i cili është vetëm disa muajsh. Xhensila dhe Besi kanë kohë që përfliten për një krizë mes tyre, ndërsa së fundi është raportuar se ata kanë nisur dhe procedurat e divorcit.
Asnjëri prej tyre nuk ka mbajtur një qëndrim publik për ndarjen, por në një mënyrë apo në një tjetër, të dy ata kanë konfirmuar se nuk janë më bashkë, se dhe e vetmja gjë që i lidha janë dy fëmijët e tyre.
/ZËRI