
MILANO- Sipas raportimeve të njerit nga gazetarëve më të njohur të futbollit dhe specialist i tranferimeve të futbollistëve, Ekrem Konurit, Milani po përgatitet për një revolucion në mesfushë, me Maks Alegrin në listën e mundshme të trajnerëve për sezonin e ardhshëm si zëvendësues të Konseisasos dhe me një listë objektivash që e fuqizojnë skuadrën. Një nga objektivat kryesorë është ‘’veterani’’ Vataru Endo, mesfushori japonez 32-vjeçar i Liverpulit i cili nuk ka patur shumë minuta në Liverpul.
Selltik Gllasgou dhe Fulhami duken konkurrencë e dobët për Milanin për të arritur te japonezi. Përvoja e tij e gjatë mund ta përforconte cilësinë e ndërrimeve të skuadrës kuqezi. Japonezi Endo është po ashtu edhe një operacion marketingu në tregjet lindore, gjë që Milani e ka provuar edhe më parë me Keisuke Hondën./ZËRI