
AUSTRALI - Një grua në Australi është akuzuar për vjedhjen e një furgoni dërgesash të mbushur me 10000 donuts ‘Krispy Kreme’. Furgoni u zhduk nga një pikë karburanti në periferi të Sidneit në orët e para të 29 nëntorit. Policia e gjeti automjetin të braktisur një javë më vonë - së bashku me mijëra donuts të prishur - në një park makinash.
Ata arrestuan vajzën, 28 vjeçe, të enjten. Asaj iu refuzua lirimi me kusht dhe përballet me akuza, duke përfshirë vjedhjen e automjetit. Pamjet e kamerave të sigurisë të incidentit tregojnë gruan rreth orës 04:00 me orën lokale (më 28 nëntor), përpara se të futej brenda furgonit të transportit dhe më pas të largohej.
Është e paqartë nëse ajo e dinte se furgoni përmbante 10000 ëmbëlsira. Brenda furgonit kishte ëmbëlsira të llojeve të ndryshme, raporton News.com.au. Krispy Kreme raportoi incidentin në polici dhe i siguroi klientët se po punonte për të zëvendësuar 10000 ëmbëlsirat e vjedhura./ZËRI/