Qytetërim

Bebe Rexha këndon himnin e Kupës së Botës për klubet

D.XH
Bebe Rexha këndon himnin e Kupës së Botës për klubet
Bebe Rexha

ARABI SAUDITE - Ndërsa emocionet rriten për Kupën e Botës në Arabinë Saudite 2023, FIFA njofton se ylli i popit Bebe Rexha është zgjedhur të jetë zëri i turneut dhe Kënga Zyrtare është "It's On".

Katër herë e nominuar për Grammy, Bebe Rexha, e njohur për hitet e saj të famshme, sjell talentin e saj në "It's On", duke i dhënë ton turneut elitar botëror të futbollit të klubeve - duke ofruar një sfond të përsosur për emocionet në fushë. Turneu fillon më 12 dhjetor, ndërsa Fluminense, Manchester City, Uraëa Reds, Al Ahly, Club León, Auckland City dhe Al Ittihad jaën në garë dhe eventi kulmon me finalen më 22 dhjetor.

Duke folur për "It's On", Bebe Rexha tha: "Krijimi i një kënge për FIFA-n këtë vit ka qenë një mundësi e jashtëzakonshme, jam shumë e emocionuar që fansat do dëgjojnë këngën time. Është emocionuese, sepse të gjitha klubet në mbarë botën mund ta dëgjojnë atë”.

RedOne, Shefi i Muzikës i FIFA-s, shtoi: “Është një nder absolut dhe privilegj i madh për mua të jem i përfshirë në Kupën e Botës për Klube FIFA Arabia Saudite 2023. Nuk është sekret dashuria ime për muzikën dhe futbollin. Ishte një përvojë e jashtëzakonshme”./ZËRI/

Poll

MOS HUMB