Qytetërim

Mbyllen aplikimet për biletat në Euro 2024, fituesit njoftohen në janar

Janë mbyllur aplikimet për bileta për në Europianin e Gjermanisë. Tashmë UEFA do të njoftojë fituesit në fund të janarit. Fakti se kush do jetë i pranishëm në stadium do caktohet me short, për shkak të kërkesave të larta.

D.XH
Mbyllen aplikimet për biletat në Euro 2024, fituesit njoftohen në
Biletat e Euro 2024

BERLIN – Ka skaduar më datë 12 dhjetor afati për të aplikuar për bileta në Europianin e Gjermanisë, ku merr pjesë dhe Shqipëria. Tifozët kishin në dispozicion 10 ditë për të aplikuar në faqen e UEFA-s, të dedikuar për biletat. Për shkak të kërkesave të larta për bileta, fituesit do të përcaktohen përmes lotarisë.

UEFA do të njoftojë tifozët që do jenë në stadium në fund të muajit janar. Pas kësaj, tifozët vendosin nëse do ta blejnë apo jo biletën. Në total janë në shitje 1 milion bileta, teksa çdo Kombëtare do ketë së paku 10 mijë tifozë për ndeshje.

Këtu nuk përfshihen personat, që blejnë biletat si tifozë neutraë. Duke qenë se stadiumet gjermane kanë kapacitet të madh, pritet që shumë njerëz të ‘dynden’ për të parë sfidat e Europianit.

Euro 2024 do të nisë më datë 14 qershor dhe mbyllet më 14 korrik. 24 Kombëtare do të luajnë për të shpallur një ekip fitues të kompeticionit më të rëndësishëm europian të futbollit./ZËRI/

Poll

MOS HUMB