Qytetërim

Tom Cruise është sërish i dashuruar – Kush është rusja që i ka vjedhur zemrën?

Ylli i Hollivudit u shfaq me Elsina Kairovën në një festë në Londër.

k.m.
\Tom Cruise është sërish i dashuruar – Kush është
Tom Cruise dhe Elsina Kairova

BRITANI E MADHE- Kanë kaluar 11 vite që kur e pamë Tom Cruise në publik me një grua në krah pas divorcit të tij nga Katie Holmes.

Edhe pse u përfol se ishte në lidhje me Shakirën dhe kolegen e tij në 'Mission: Impossible', Hayley Atwell, këto romanca nuk u konfirmuan kurrë. Këtë herë një artikull i Daily Mail pretendon se ylli i Hollivudit ka nisur një lidhje me rusen Elsina Kairova. 36-vjeçarja është vajza e një parlamentari të njohur rus dhe ish-gruaja e një tregtari diamantesh.

Tom Cruise është sërish i dashuruar – Kush është
Elsina Kairova

Të dy u panë në një festë në Mayfair të Londrës dhe sipas një të ftuari: Ata ishin të pandashëm dhe dukej qartë se ishin çift. Gjithashtu mësohet se ata janë larguar së bashku nga ngjarja në orët e para të mëngjesit.

Tom Cruise është sërish i dashuruar – Kush është
Elsina Kairova

Kush është Elsina Kairova?

Elsina Kairova është një ish-modele, është shtetase britanike dhe ishte e martuar me manjatin rus Dmitry Tsetkov. Ata ndanë një rezidencë prej 22 milionë paundësh në Wentworth, Surrey, si dhe shtëpi prej 18 milionë paundësh në Londër. Çifti zotëronte gjithashtu prona si në Dubai ashtu edhe në Qipro, duke mos llogaritur mjetet, stolitë dhe koleksionet e artit.

Divorci i tyre zuri titujt kryesorë gjatë verës, pasi Elsina u akuzua për fshehjen e pasurive të ish-bashkëshortit të saj, përfshirë një koleksion çantash me vlerë një milion paund./ZËRI

Poll

MOS HUMB