Qytetërim

“Fatkeqësisht do e fitojë Fifi”, këngëtarja i kthehet keq Nurës: Boll volle vrer, i di mirë çfarë bëje prapa skene

Fifi thotë mes të tjerash: Është një produksion që të ruajti shumë dhe nuk të nxori prapaskenat e tua, të cilat ti i di shumë mirë

E.K
“Fatkeqësisht do e fitojë Fifi”, këngëtarja i
Juliana dhe Fifi

TIRANË- Ish-konkurrentja e “Dancing With The Stars”, Juliana Nura, dhe këngëtarja Fifi janë përfshirë në një përplasje virtuale mes tyre. Kjo pasi Nura u shpreh se gara e kërcimit është e paracaktuar, dhe fituese do të shpallet Fifi, për shkak të historisë që ajo ka me Top Channel.

“Unë kam dëshirë që dikush që kërcen dhe dikush që e meriton ta fitojë, por fatkeqësisht nuk mendoj se do ta marrë dikush që e meriton. Ma merr mendja se Fifi do e fitojë, duke marrë parasysh se ç’ka ndodhur me Fifin dhe Top Channel-in dhe e kaluara e secilës palë”, u shpreh ish-konkurrentja.

Kjo deklaratë e saj ka nxitur dhe reagimin e Fifit, e cila ka mbajtur një qëndrim të gjatë në rrjetet sociale.

“E dashur Xhuliana Nura nuk të hoqa unë nga DWTS, hoqe veten pikërisht se nuk i dhe këmbëve po gojës. Po të lutem e dashur mos ma njollos punën që jam tu e bo, sakrificën dhe përkushtimin ndaj këtij spektakli. Më duket se je e paqarë me formatin, Aty voton një juri profesioniste që ti e fyeve. Dhe një publik që e kam bo për vete me vite të tëra në skenë me artin dhe punën time.

Është një produksion që të ruajti shumë dhe nuk të nxori prapaskenat e tua, të cilat ti i di shumë mirë. Por harron që ke nënshkru një kontratë dhe po flet më shumë sesa duhet, vetëm se nuk vazhdove garën. Po nxjerr disa të pavërteta që nuk të takojnë fare ti diskutosh. Po flet në një vend me shumë kompetenca sikur u përballe dhe fole me më shumë vipa gjë që nuk është e vërtetë.

Juria nuk më flet vetëm mua, ju flet të gjithëve, të kanë folur dhe ty, se janë njerëz nuk janë robota. Të thanë ty që je përfaqësuesja më e denjë e Kosovës, jo mua meqë më paskan mbajtur me mik. Të lutem më lër të shijoj këtë eksperiencë, e mjaft më me vrer e helm. Më vjen keq që nuk e shijove këtë eksperiencë dhe nuk more më të mirën”, përmbyll Fifi sqarimin e saj.

“Fatkeqësisht do e fitojë Fifi”, këngëtarja i“Fatkeqësisht do e fitojë Fifi”, këngëtarja i

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB