
SHBA- Cori Broadus, vajza e reperit Snoop Dogg, ka shpërthyer në lot kur mjekët i thanë se kishte pësuar një "infarkt" në moshën 24-vjeçare. Broadus ndau lajmin e saj me një foto të saj, e shtrirë në shtratin e një spiali dhe mbi të shkruante: Kam pësur një goditje të rëndë, fillova të qaja kur ma thanë. Unë jam vetëm 24. Çfarë kam bërë në të kaluarën time për të merituar gjithë këtë?
Sipas mediave të huaja, mjekët ndonjëherë i referohen goditjes në tru si një sulm, fenomen që ndodh kur ndalohet furnizimi me gjak në tru.
Muzikanti dhe sipërmarrësi Snoop Dogg, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Cordozar Broadus Jr, ka gjithashtu dy djem, Corde dhe Cordell, me gruan e tij Shante./ZËRI