Qytetërim

'Unë kam rrah gruan time, ju...'/ Klodian Duro reagon për herë të parë pas përjashtimit nga "Big Brother"

Klodian Duro kërkon falje për sjelljen e tij dhe u uron fat banorëve të tjerë. 

k.m.
'Unë kam rrah gruan time, ju...'/ Klodian Duro reagon për
Klodian Duro

TIRANË- Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Klodian Duro ka reaguar për herë të parë pas përjashtimit nga shtëpia e "Big Brother VIP3". Në rrjetet e tij sociale, Duro, deklaratën e tij e nisi si ironi, por shtoi se tashmë e kupton se jashtë shtëpisë është keqinterpretuar. Ndaj edhe kërkon falje për sjelljen e tij dhe u uron fat banorëve të tjerë. 

REAGIMI I PARË I KLODIAN DUROS: 

Une, Klodian Duro, ju njoftoj qe rrugetimi im ne Big Brother VIP eshte nderprere sot. Shkak eshte bere nje deklarate e gabuar, nisur si ironi, e tepert tani qe e shoh me ftohtesi dhe qe i le vend keqinterpretimit. Me vjen keq qe nuk arrita dot te percillja mesazhet e duhura tek te cilat besoj vertete dhe do t’i deshmoja gjate qendrimit ne shtepine e Big Brother. Nje ndjese shume e sinqerte i shkon publikut dhe u uroj suksese te gjithe banoreve!

Dje, teksa gjendej nën efektin e alkoolit pas darkës së shtruar në përfundim të spektaklit, Duro filloi të tregojë për jetën e tij, detaje që lanë “gojëhapur” banorët e tjerë. Teksa iu drejtohej banorëve se duhet të kishin kujdes nga ai, ai trefoi se nuk dinte çfarë bënte kur pinte dhe pa dashur, ai tregoi dhe dhunën ndaj ish-bashkëshortes së tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB