Qytetërim

Nxjerr vendimin e Gjykatës/ Shoqja e gazetares: Ish-bashkëshorti i Ledjonës ka dhunuar vjehrrin aktual

Jonida Muka ka treguar se ai ka dhunuar vjehrrin e tij aktual dhe për këtë ka një vendim gjykate të datës 5 prill 2022.

k.m.
Nxjerr vendimin e Gjykatës/ Shoqja e gazetares: Ish-bashkëshorti i
Jonida Muka

TIRANË- Shoqja e Ledionës, Jonida Muka ka nxjerrë fakte të reja lidhur me situatën e krijuar brenda dhe jashtë shtëpisë së "Big Brother VIP 3". Pas komentit të ish-bashkëshortit të gazetares Lediona Xheladinaj, shoqja e saj ka zbuluar detaje të tjera lidhur me jetën e ishit, Jorgen Xoxi. Muka ka treguar se ai ka dhunuar vjehrrin e tij aktual dhe për këtë ka një vendim gjykate të datës 5 prill 2022.

Po ashtu, zbuloi edhe mesazhet që i kanë dërguar vajzat e bashkëjetueses aktuale të Xoxit, të cilat kanë përgënjeshtruar pretendimet e tij në rrjetet sociale. 

Nxjerr vendimin e Gjykatës/ Shoqja e gazetares: Ish-bashkëshorti i
Vendimi i Gjykatës

"Mua më dërgoi foton e komentit të babait vajza e Ledionës. Ka patur një komunikim me babain, edhe me familjarët e të atit. Me gjyshin, me xhaxhain. Unë kam një vendim gjykate, tregon se ish-bashkëshorti i Ledionës ka dhunuar vjehrrin aktual. Ka një vendim të datës 5/4/2022 me akuzën rrahje dhe fyerje. Lediona ka treguar versionin e saj, por unë kam sjellë edhe disa mesazhe që vijnë nga familjarë që vijnë nga ish-bashkëshortit të Ledionës. Janë 2 vajzat e bashkëjetueses aktuale që më kanë shkruar. Më kanë shkruar në Instagram. Përgënjeshtron të gjithë komentin e bashkëjetuesit të nënës së saj. Tregon që është krah Ledionës. Kam edhe një audio që vajza e bashkëjetueses ma ka nisur. Ajo thotë: Kam qenë prezente kur ai ka dhunuar gjyshin tim brenda Komisariatit të Policisë së Korçës. Ka përdorur sharje, fyerje, ofendime. Ka përdor dorën mbi gjyshen dhe tezen time. Ka përdorur dhunë mbi gjyshin tim. E ka goditur në kokë dhe në sy,"-tregoi ajo.

Nxjerr vendimin e Gjykatës/ Shoqja e gazetares: Ish-bashkëshorti i
Komenti

Ish-partneri i gazetares me anë të një komenti në rrjetet sociale duke e quajtur të shtrirur rrëfimin e saj. Po ashtu, ai ka shtuar se Ledjona e ka ushqyer vajzën e tyre me urrejtje ndaj tij dhe ka shumë kohë që nuk e sheh./ZËRI

Poll

MOS HUMB