Qytetërim

U xhirua "Home Alone"/ Shtëpia shitet për 5.25 milionë dollarë

Pjesa e përparme e pronës është ruajtur siç ishte në filmin e vitit 1990.

k.m.
U xhirua "Home Alone"/ Shtëpia shitet për 5.25 milionë
"Kevin"

SHBA- Shtëpia e famshme e familjes McCallister brenda së cilës u xhirua filmi legjendar i Krishtlindjeve "Home Alone" është në shitje. Banesa është ndërtuar në vitin 1921 në Winnetka, Illinois dhe çmimi i shitjes është 5.25 milionë dollarë.

Kjo është hera e parë që shitet që nga viti 2012 kur pronarët aktualë e blenë për 1.58 milionë dollarë. Sipas faqes së internetit "Zillow", pronarët rinovuan dhe zgjeruan pronën në vitin 2018 "duke i kushtuar vëmendjen maksimale ruajtjes së detajeve arkitekturore dhe integritetit të hapësirave më të paharrueshme dhe më të njohura të shtëpisë".

U xhirua "Home Alone"/ Shtëpia shitet për 5.25 milionë
Shtëpia në shitje

Pjesa e përparme e rezidencës me tulla të kuqe është ruajtur siç ishte në filmin e vitit 1990. Shtëpia ka pesë dhoma gjumi, gjashtë banja, dy dhoma ndenjeje, një dhomë ngrënie, një kuzhinë të madhe, një kinema, një palestër, një verandë me oxhak dhe një fushë basketbolli të mbyllur.

Regjisori i filmit, Chris Columbus, ka deklaruar më parë se ai zgjodhi pronën sepse "nëse je fëmijë, tek kjo shtëpi është kënaqësi të jesh vetëm."/ZËRI

Poll

MOS HUMB