
TIRANË-Sara Gjordeni dhe Bardhi u njohën brenda shtëpisë së Big Brother VIP dhe tashmë janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ish-banorja ka treguar detaje të reja nga jeta e saj personale gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi.
“Jeni martuar me letra me Bardhin?”, ishte një ndër pyetjet që iu drejtua modeles, e cila tregoi se çifti akoma nuk e kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre, por sipas saj celebrimi do të ndodhë para lindjes së bebit.
Më tej Sara tha se vitin tjetër do të bëjë një dasmë me Bardhin, pasi këtë vit vëmendjen ia kanë lënë motrës së këngëtarit. Ish-banorja, e cila së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë, u shpreh se do kishte shumë dëshirë që fëmija i saj të ishte një vajzë, ndërsa sipas ish-banores së “BBV” Bardhi dëshiron që foshnja të jetë djalë.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja: Jeni martuar me letra me Bardhin?
Sara: Jo ende. Është në planet e së ardhmes para lindjes së bebit
Gazetarja: Po një dasmë gjigande
Sara: Këtë vit ia kemi lënë vëmendjen motrës së Bardhit, besoj se vitin tjetër mund të kemi diçka
Gazetarja: Ku është Bardhi?
Sara: Bardhi është në një concert në Vienë
Gazetarja: A ka ndonjë banorë që nuk i flet
Sara: Po kam. Me Françeskën nuk kam fare kontakt. Nuk e di a do kem më
Gazetarja: E ke dëgjuar te Elona Duro që disa ditë më parë Françeska të ka kërkuar fjale
Sara: Është gjëja më normale që duhet të bënte. Është shumë gjest i fisshëm nga ana e saj, por nuk premton patjetër një komunikim të mirë me mua. Fjalët që ka thënë nuk kthehen mbrapa dhe kanë qenë shumë të rënda
Gazetarja: A do doje të ishte një djalë apo një vajzë
Sara: E kam ndërruar. Ne fillim unë doja një djalë dhe Bardhi një vajzë, ndërsa tani unë dua një vajzë dhe Bardhi një djalë.