TIRANË- Këngëtarja Manjola Nallbani ka zbuluar se është lënduar në këmbë pas incidentit që pësoi gjatë performancës së saj në natën festive të Vitit të Ri. Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja me një sqarim të gjatë në rrjetet e saj sociale. Nallbani tregoi se ajo është rrëzuar në skenë para mysafirëve të pranishëm për shkak se para i doli një fëmijë. Për të shmangur fëmijën, ajo tregon se u rrëzua dhe e vazhdoi performancën e ulur në karrige. Pas konsultimit me mjekët, këngëtarja tregon se ka thyer këmbën dhe duhet që të qëndrojë për 6 javë në regjim shtrati.
"Nuk doja ta beja fare kete postim, sic edhe e tregon fakti qe nuk kam shkruar asgje per cfare me ka ndodhur, prej ditesh! Se pari, sepse ndryshe nga cfare duan e duhet ne ditet e sotme, mua nuk me pelqen ajo fjala aq e perhapur se fundmi “Viktimizimi”, as qe ti merzis njerezit qe dua per vemendje e klikime, per me teper ne dite festash! Se dyti, e kam thene qe sidomos hallet, secili nga ne i ndan vetem me ata qe jane njerezit e shpirtit, familja dhe miqt e vertete! Prandaj kam nje post ne instagram ku them: “Ne rrjete sociale, une kam zgjedhur vetem te qesh!” Tani po reagoj vetem te shmang spekulimet qe kam lexuar ( zuri femijen, shtikllat) dhe ta sqaroj vete sic ishte situaten! Ne date 1 Janar, sapo fillova te kendoja, nje femije i vogel me doli para kembeve dhe une pikerisht per te mos e vrare, se mund ti bija siper, i dhashe trupit anash dhe rashe. Femija jo vetem qe nuk u lendua (cfare eshte me e rendesishmja), por vazhdoi te festonte bashke me familjen. Dhe nuk kam asnje tendence apo koment per kete gje. Nderkohe une u ngrita, edhe pse ndjeva qe kemben e kisha shume keq e nuk e vija dot ne toke, e i kerkova leje njerezve te kendoja ulur ( 50 min) ne karrige. Kjo, per te respektuar faktin qe ata njerez kishin zgjedhur te festonin me ne! Kur mbarova, nuk ngrihesha dot me te ecja. Me ndihmen e njerezve te mire aty, por kryesorja te bashkeshortit tim, me cuan ne krahe ne urgjencen e Gjakoves, ku mora kujdes maksimal nga personeli. Kemben e kam te thyer dhe per 6 jave do marr kujdesin e nevojshem ne Tirane,"-shkruan këngëtarja.
POSTIMI I PLOTË:
View this post on Instagram