PRISHTINË- Këngëtarja Dafina Zeqiri është në pritje të ëmbël! Mësohet se këngëtarja është në pritje të fëmijës së saj të parë. Lajmi është konfirmuar nga burime pranë artistes për “Indeksonline” se Dafina është disa muajshe shtatzënë dhe pritet që të bëhet nënë në muajin korrik.
Nga ana tjetër, këngëtarja nuk e ka konfirmuar lajmin zyrtarisht, por sipas burimit, po e shijon këtë fazë të jetës së saj. Dafina Zeqiri u martua me biznesmenin Kreshnik Gjergji verën e vitit 2024. /ZËRI
Poll