Qytetërim

Skiatorja shqiptare nuk di të ndalet! Lara Colturi e dyta në Kupën e Botës

Në të dyja zbritjet e saj në Sllallomin Gjigand të Kranjska Goras në Sllovaki, skiatorja kuqezi ishte në vendin e dytë

F.I
Skiatorja shqiptare nuk di të ndalet! Lara Colturi e dyta në
Lara Colturi

SLLOVENI- Skiatorja italiane që përfaqëson Shqipërinë, Lara Colturi ka arritur nje tjetër rezultat fantastik në Botërorin e skive. 18-vjeçarja u rendit e dyta në Kampionatin Botëror të Skive në Kranjska Gora të Sllovenisë. Ky është podiumi i dytë i Colturit në karrierë, pas atij të Gurgl në Austri.

Në ndalesën e pare të Kupës së Botës për vitin 2025-së, në Slloveni, Lara renditet sërish në vendin e dytë, për të dytën herë në këtë edicion të Kupës së Botës, kur është vetëm 18-vjeç. Në të dyja zbritjet e saj në Sllallomin Gjigand të Kranjska Goras në Sllovaki, skiatorja kuqezi ishte në vendin e dytë menjëherë pas suedezes Sara Hector që ishte dhe fituesja e etapës.

Skiatorja shqiptare nuk di të ndalet! Lara Colturi e dyta në
RENDITJA

Një sukses i jashtëzakonshëm për skiatoren tone e cila në këtë vit të parë pjesëmarrëse si konkurruese serioze tek të rriturat e gjen veten në vendin e gjashtë në klasifikimin e përgjithshëm pas 9 ndalesash të Kupës së Botës duke lënë pas edhe për shkak dëmtimesh jo vetëm emrat e mëdhej të kësaj kategorie i 10 herë kampionen e botës amerikanen Mikael Schifrin por edhe zviceranën po kaq here numri 1 i botës Lara Gut Berhami./ZËRI

Poll

MOS HUMB