Qytetërim

U përfol për kalim tek Trabzonspori, Rey Manaj rinovon kontratën me Sivasspor

Manaj, i cili sezonin e kaluar u shpall golashënuesi më i mirë i Sivassporit, ka fituar besimin e drejtuesve të klubit, të cilët vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin me sulmuesin shqiptar.

F.I
U përfol për kalim tek Trabzonspori, Rey Manaj rinovon kontratën
Rei Manaj

TURQI-Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Rei Manaj, ka rinovuar kontratën me ekipin turk Sivaspor për edhe një vit e gjysmë, duke i dhënë fund spekulimeve për një transferim të mundshëm tek Trabzonspor. 

Manaj, i cili sezonin e kaluar u shpall golashënuesi më i mirë i Sivassporit, ka fituar besimin e drejtuesve të klubit, të cilët vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin me sulmuesin shqiptar.

Ky vendim konfirmon rëndësinë e Manajt për skuadrën dhe pritshmëritë e larta që ai të vazhdojë të jetë lider në repartin e sulmit për Sivasspor.

Poll

MOS HUMB