Qytetërim

STUDIMI: Një cigare e vetme iu heq 20 minuta nga jeta

Studiuesit në Kolegjin Universitar të Londrës zbuluan se mesatarisht një cigare e vetme shkurton rreth 20 minuta nga jeta e një personi.

k.m.
STUDIMI: Një cigare e vetme iu heq 20 minuta nga jeta
Foto ilustruese

TIRANË- Nëse keni vendosur që të lini duhanin për ketë vit, duhet ta lexoni këtë studim. Një vlerësim i ri i dëmeve të cigareve zbuloi se ato shkurtojnë jetëgjatësinë edhe më shumë sesa kishin menduar fillimisht mjekët. Studiuesit në Kolegjin Universitar të Londrës zbuluan se mesatarisht një cigare e vetme shkurton rreth 20 minuta nga jeta e një personi, që do të thotë se një paketë tipike prej 20 cigaresh mund të shkurtojë jetën e një personi me gati 7 orë.

Sipas analizës, nëse një duhanpirës që konsumon 10 cigare në ditë e ka lënë vesin më 1 janar, mund të parandalojë humbjen e një dite të plotë jete deri më 8 janar. 

"Njerëzit në përgjithësi e dinë se pirja e duhanit është e dëmshme, por priren të nënvlerësojnë sa shumë. Mesatarisht, duhanpirësit që nuk e lënë duhanin humbin rreth një dekadë jetë. Janë 10 vite kohë të çmuar, momente jete dhe momente me të dashurit e zemrës," tha për "The Guardian", Dr Sarah Jackson, një studiuese kryesore në grupin kërkimor.

Pirja e duhanit është një nga shkaqet kryesore në botë të sëmundjeve dhe vdekjeve, duke vrarë deri në 2/3 e përdoruesve afatgjatë. Në Britaninë e Madhe, pirja e duhanit shkakton rreth 80,000 vdekje në vit dhe po ashtu, është "fajtor" për 1/4 e të gjitha vdekjeve nga kanceri.

Studimi, i porositur nga Departamenti i Shëndetësisë, bazohet në të dhënat më të fundit nga Studimi i Mjekëve Britanikë, i cili ka nisur që në vitin 1951 deri më sot.

Edhe pse disa duhanpirës jetojnë një jetë të gjatë, shumë prej tyre zhvillojnë sëmundje të lidhura me duhanin dhe madje disa prej tyre vdesin në të 40-at./ZËRI

Poll

MOS HUMB