
TIRANË- Graciano Tagani la mbrëmë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”. Ai u largua nga shtëpia pa përshëndetur banorët e tjerë.
Kur shkoi në studion e madhe të “Big Brother VIP”, Graciano u shpreh se është një person emocional që kreu veprime emocionale ndaj nuk donte t’i takonte.
Ndërkohë i pyetur se kush do ta fitojë këtë edicion të BB VIP, sipas tij, balerini i njohur tha emrin e Julian Dedës. Sipas Taganit, loja e aktorit shumë e rafinuar.
"Unë jam shumë emocional dhe kam bërë veprime emocionale prandaj dola duke mos takuar asnjë. Nuk jam pishman për çfarë kam bërë, unë u futa për të luftuar dhe ky ishte testi më i madh. Ose do të luaja fort për të ecur shumë ose do të dilja në fillim. Nuk jam futur për të shtyrë ditët."-tha ai.