
BARCELONË-Ish-futbollisti Dani Alves ka dalë para gjykatës së Barcelonës disa ditë më parë ku u dënua me 4 vite e gjysmë burg, si pasojë e akuzës së përdhunimit të një vajze 23-vjeçare në një klub nate në Barcelonë.
Pas këtij vendimi Alves ka humbur statusin e legjendës nga klubi i Barelonës. Sipas ‘Diario AS’, Barcelona ka reaguar ndaj dënimit të Alves duke e hequr atë nga lista zyrtare e legjendave të klubit.
102 lojtarë janë përfshirë në listë, duke përfshirë themeluesin e klubit Joan Gamper dhe Lionel Messi, Jordi Alba, Sergio Busquets dhe Gerard Pique ishin lojtarët më të fundit që u shtuan, me emrin e Alves që nuk shfaqet më në atë sektor në faqen zyrtare të klubit.
Alves është mbajtur në paraburgim që nga janari 2023 dhe ka ndryshuar dëshminë e tij në disa raste. Ai fillimisht mohoi se e njihte akuzuesen e tij, por më pas pranoi se e kishte takuar në tualet, duke shtuar se asgjë nuk kishte ndodhur mes tyre. Ai më pas ndryshoi versionin e tij të ngjarjes, duke thënë se ata kishin bërë seks konsensual.
"Ne të dy po kënaqeshim,"- tha ai, por tani do të duhet që të qëndrojë në burg për përdhunim.
Alves luajti më shumë se 400 herë për Barcelonën, duke fituar 6 tituj lige dhe tre Champions League. Ai ka fituar gjithashtu trofe duke luajtur për Sevillan, Juventus dhe PSG dhe është ndër ndërkombëtarët më të luajtur në Brazil, me 126 paraqitje./ZËRI